Skip to content

Ky është produkti ideal për diabetikët dhe gratë shtatzëna!

diabetik 90 e1478876082137

Bajamet janë fruta të thata të cilat ju ndihmojnë të keni një organizëm të shëndetshëm. Duke ngrënë vetëm një grusht bajame në ditë, i sillni vetes shumë të mira shëndetësore.

Origjina e bajames është në Lindjen e Mesme ku kultivohej deri 3000 vjet para erës së re. Pema e bajames është e shpërndarë përgjatë brigjeve të Mesdheut. Frutet e bajames ndahen në dy nënlloje kryesore, njëri lloj është bajamja e hidhur me një aromë të mprehtë që përdoret kryesisht në mjekësinë alternative si ilaç dhe bajamja e ëmbël e cila përdoret për ushqim dhe në industrinë e ëmbëlsirave. Prodhimtaria botërore i kalon të 1.85 milion tonë në vit.

Bajamja është ideale për diabetikët: Bajamet kanë shumë proteina dhe zero karbohidrate. Ato janë ideale për këdo që ka probleme me nivelet e sheqerit në gjak.

Mban ulur presionin e gjakut:Bajamet kanë shumë kalium dhe shumë pak sodium. Ky është një kombinim i përsosur kur është fjala për të kontrolluar tensionin e gjakut. Kaliumi ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut ndërsa me përmbajtjen shumë të ulët të natriumit bajamja është ideale si ushqim.

Bajamet mund të përdoren në shtatzëni: Bajamet përmbajnë acid folik. Acidi folik është thelbësor për mbajtjen e foshnjave në barkun e nënës në mënyrë të shëndetshme duke parandaluar kshtu defektet në lindje si: problemet me zemrën, defekte të trurit dhe shumë më tepër

.