Skip to content

India bëhet gati për 15 ditë luftë: me kë?

Qeveria e Indisë urdhëroi forcat e armatosura të saj që të rrisnin gatishmërinë maksimale ushtarake dhe t’u jepnin ushtarëve armë dhe municione në sasi të mjaftueshme për 15 ditë luftime dhe luftë të ashpër.

Agjencia Indian e Lajmeve (ANI) raporton se Ministria e Mbrojtjes u ka dërguar një urdhër komandantëve të ushtrisë indiane për të rritur më tej gatishmërinë ushtarake, raporton Anatolia.

Më parë, qeveria e Indisë urdhëroi ushtrinë të aktivizonte armë dhe municione në sasi të mjaftueshme për një luftë intensive 10-ditore dhe rendi i ri e rriti atë në sasitë e nevojshme për një luftë intensive 15-ditore.

Një urdhër i tillë nga qeveria indiane pasoi mes tensioneve të rritura me Pakistanin mbi Jammu-në dhe Kashmirin, si dhe tensioneve me Kinën mbi rajonin Lafakha.

Pesëmbëdhjetë ushtarë indianë u vranë në përleshjet në rajonin kufitar Ladakh verën e kaluar, pas së cilës autoritetet e vendit rritën buxhetin për armë dhe municione nga 13.5 miliardë në 67.5 miliardë dollarë.