Skip to content

“E rrahën dhe nuk po i ofrojnë ndihmë shëndetësore”, denoncimi i fortë i Goxhajt për 19-vjeçarin e arrestuar: Ndodhet në gjendje të rëndë në komisariatin nr.1

Avokat Altin Goxhaj, përmes një ndërhyrjeje urgjente në transmetimin live të protestës në FaxNews, ka denoncuar një rast mjaft të rëndë nga komisariati nr.1, ku një 19-vjeçari të arrestuar nuk po i ofrohet shërbimi shëndetësor.

Goxhaj u shpreh se pasi efektivët e kanë rrahur, tashmë nuk i ofrojnë shërbim shëndetësor. Avokati theksoi se po nisej për aty me një ambulancë dhe do të vijojë denoncimin e rastit.

“Dua që të bëj një denoncim, Andrea Bregu është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në komisariatin nr.1 dhe i refuzohet shërbimi shëndetësor. Pasi e kanë rrahur, 19-vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk po i ofrojnë shërbimin shëndetësor. Dua ta bëj në media këtë denoncim dhe ta bëj publik, Andrea Bregu quhet 19-vjeçari dhe unë po nisem për aty po marr dhe ambulancën”, tha avokat Goxhaj.

/faxweb