Skip to content

Shoqërime masive në kryeqytet, policia nuk ndal arrestimin e të rinjëve, ‘tejmbushen’ furgonat e policisë të fshehur  pas muzeut

Policia e Tiranës ka shoqëruar një numër të madh personash pjesëmarrës në protestën e ditës së sotme. Tubimi i pestë kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, nisi në mënyrë paqësore nga ana e protestuesve, të cilët fillimisht marshuan nga sheshi Skënderbej drejt kryeministrisë e më pas drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Në momentin që turma arriti në afërsi të Drejtorisë së Policisë, efektivët nisën përdorimin e gazitlotsjellës dhe arrestimet e para.

Më pas shoqërimet e të rinjve vijuan në Sheshin Skënderbej, ku furgonët e fshehur pas muzeut u mbushën me protestues kryesisht të mitur.

Protesta në këto momente duket se është shpërndarë, ku të rinjtë janë zhvendosur drejt Zogut të Zi, ku po vijojnë shoqërimet masive të tyre.

/faxweb