Sekretari i Përgjithshëm I Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, përmes një postimi në facebook ka reaguar në lidhje me protestën e zhvilluar në kryeqytet. Bardhi shprehet se protesta paqësore e ditës së sotme dëshmon se ajo nuk është as e blerë as e përbërë nga huliganë, siç e kaë cilësuar socialistët, ndaj kjo e ka detyruar kryeministrin që të urdhërojë nisjen e dhunës pa shkak.
Bardhi thekson se urdhri për të sulmuar protestuesit paqësor është kriminal dhe provokues për dhunë.
Statusi i plotë i Gazmend Bardhit: Një protestë model, paqësore dhe që mori duartokitjen e qytetarëve që ndaluan makinat e tyre në trafikun e Tiranës gjatë kohës së marshimit drejt Drejtorisë së Policisë. Kaq ka mjaftuar dhe mbështetja e qytetarëve të Tiranës e tërboi sot Edi Ramën, duke i rrëzuar cilësimin 4 ditor , që i bënte të rinjve shqiptarë si “huliganë”dhe “të blerë”.
Urdhri për të sulmuar protestuesit pa asnjë shkak është kriminal dhe provokon dhunë. Çdo pengesë për një protestë paqësore apo ndalimi i qytetarëve pa kryer asnjë akt dhune është i paligjshëm. Helmimi masiv i Tiranës me gaz lotsjellës dhe dhuna ndaj fëmijëve është banditizëm shtetëror.
Dhunën po e nxit Edi Rama. Arsyeja e vetme është frika që tashmë shumica e shqiptarëve nuk e pranon dhe po kundërshton arrogancën, dhunën dhe keqqeverisjen e tij 7 vjeçare. Ai është frymëzuesi dhe autori i shndërrimit të Policisë së Shtetit në një bandë që lufton qytetarët. Që pasi të vret, të pengon edhe të protestosh.
/faxweb