Skip to content

“Kjo është hera e parë që më çliron vdekja e dikujt”, gazetarja zbulon detaje, kush është pedofili që humbi jetën në aksidentin me eskavator, i akuzuar për përdhunimin e një vajze 8-vjeçare

Gazetarja Laureta Roshi përmes një postimi në facebook ka sjellë dhe njëherë në vëmendje historinë e 8 viteve më parë, ku shtetasi Panajot Anagnosti akuzohej për abuzim seksual ndaj një vajze 8-vjeçare.

Gazetarja e rikthen në kujtesën e publikut këtë rast, pasi ditën e djeshme Anagnosti ndërroi jetë duke rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë kohës që po punonte me eskavator në zonën e Konispolit.

Roshi thekson se drejtësia vonon por nuk harron dhe nëse sipas saj Anagnosti ia hodhi paq drejtësisë së korruptuar në tokë nuk ia hodhi dot ndëshkimit hyjnor të zotit.

Postimi i plotë: Sarandë Vonon po s’harron Vdes ne kanal pedofili Panajot Anagnosti, i sigurt ne Feerrrr!

Kjo eshte hera e pare qe me çliron vdekja e dikujt: Nje pedofili qe ja hodhi paq pas abuzimit me vajzat minorene te bashkjetueseve te tij

Vonoi po s harroi!

Lea e vogel kushedi ku eshte tani me nenen dhe vellane..uroj te jete mire..si viktimat e abuzimit te Panajot kellires dhe parave qe moren gjyqtaret qe e denuan per vepra te turpshme!AS

Sa shume e mbrojten nga parate qe dha dhe inati ndaj Gruas qe guxoi te çonte per vizite vajzen pasi nuk donte ti besonte syve ne ate shtepi mjerimi ne Krane..Turp per hipokrizine mediatike qe e mbrojti duke shkruar tituj qe nena e beri nga xhelozia..

Ajo qe vonoi nga Drejtesia u vulos nga Perendia.

Më datë 13.12.2020, rreth orës 8:30, në vendin e quajtur “Sheret”, Konispol, duke levizur me makinë pune eskavator me kovën lartë, aksidentalisht mjeti ka rën në kontakt me telat e rrymës elektrike, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi shtetasi P. A., 55 vjeç banues në Krane Finiq, Sarandë.

/faxweb