Një aksion i madh antidrogë është zhvilluar orët e fundit në qytetin e Vlorës, ku janë vënë në pranga 30 persona. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se aksioni është përqendruar kryesisht në lumin e Vlorës dhe në qytet, ndërkohë që në mesin e të arrestuarve janë edhe persona që ishin shpallur më herët në kërkim.
Derimë tani nuk janë bërë me dije ende identitetet e personave të arrestuar, ndërkohë që pritet dhe një komunikim zyrtar nga ana e Policisë për ngjarjen.
/faxweb
