Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Prokuroria jep pretencën për laboratorin e heroinës në Has, sa vite burg kërkon për vëllezërit Avdyli dhe vëllanë e ish-deputetit (E plotë)

Prokuroria ka dhënë sot pretencën për personat e dyshuar për laboratorin e drogës, që u zbulua rreth dy vite më parë në Has, dhe që është fraksion i dosjes 339.

Faxweb.al raporton se Prokuroria ka kërkuar 8 vite burg për Gjevi Ndokën, vëllanë e deputetit Arben Ndoka, Altin Avdyli 6.8 vite burg, Esat Mehmeti 10 vite burg, Petrit Sulejmani 8 vite burg, Saimir Sulejmani 8 vite burg;

Hajri Seferi 10 vite, Orges Jahoelezi 6.8 vite, Shkëlqim Avdyli 4 vite, Mario Zeqiri 4.8 vite, Elton Shehaj 4.8 vite, Ardit Gjyriqi 4 vite, Admir Hoxha 12 vite (ende në kërkim nga Policia); Hekuran Hoxha njohur si roni 10 vite, Vehbi Berushi 8 vite, Anila Shuti 8 vite, Xhavit Shyti dhe Flamur Çela nga 12 vite burg.

Seanca e radhës për këta persona, ku mbrojtja do të paraqesë argumentet e saj do të mbahet në datën 21 Dhjetor.

Kujtojmë se në një laborator droge në fshatin Brenog të Hasit, u gjetën mbi 200 kilogràmë heroinë. Mbi personat e mërsipërm rëndon akuza e “Prodhimit dhe shitjes të nàrkotikëve” trafikim i nàrkotikëve” prodhim dhe “tràfikim i lëndëve nàrkotike” në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe orgànizatë kriminale.

Nga hetimet e kryera nga prokuroria u evidentua se në laboratorin e kokainës në Has, vepronin disa grupe kriminale, ku mes tyre përfshihen Astrit Avdyli, Altin Avdyli, Gjevi Ndoka dhe fierakëve Petrit e Saimir Sulejmani, të cilët dalin prej përgjimeve që u janë bërë komunikimeve të tyre telefonike.

Gjatë hetimeve të kësaj dosje kanë rezultuar të dhëna se disa shtetas ndër ta dhe Astrit Balliu ose Avdyli, merreshin me trafikimin e sasive të mëdha lëndësh narkotike nga Shqipëria në drejtim të shtetit Italian, dhe vendeve të tjera Europiane. (E.K/Faxweb.al)

/faxweb