Europa League do të vijojë garën pas mbylljes së fazës së grupeve. Prej orës 13:00 hidhet shorti për raundin e parë me eliminimin direkt (1/32), kuadrat që kanë kaluar nga Champions League, në Europa League, pasi u renditën në vendin e tretë në grupet respektive.
REZULTATET E SHORTIT
Woldsberg- Tottenham
Dynamo Kyiv – Club Brugge
Real Sodcedad – Man United
vijon….
Si zakonisht ka rregulla në short dhe është e paracaktuar që në fazën e 1/32-ve të mos përballen ekipe që kanë qenë në të njëjtin grup, si dhe skuadra të të njëjtit shtet. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s gjithashtu ka përjashtuar edhe përballjet e ekipeve ruse me ato ukrainase, për shkak të problemeve që këto shtete kanë mes tyre.
Takimet e para do të zhvillohen më 18 shkurt, ndërsa të kthimit më 25 shkurt. Skuadrat favorite (vazo 1), do t’i luajnë ndeshjet e para në transfertë, kurse në kthim në shtëpi. Oraret e përballjeve janë të njëjta, 18:55 dhe 21:00. Shorti për fazën e 1/16-ve do të hidhet më 26 shkurt. /
/faxweb
