Skip to content

Nis vaksinimi në Amerikë, kush është e para që mori dozën e Pfizer në transmetim live (FOTO)

36805880 9049963 image a 5 1607915378122

Një infermiere e kujdesit intensiv në Nju Jork është një nga amerikanët e parë që ka marrë vaksinën e COVID-19 këtë mëngjes ndërsa dozat e vaksinës Pfizer mbërritën në spitale dhe farmaci.

Infermierja mori vaksinën në një spital të Queens pak para orës 9.30 të mëngjesit gjatë një transmetimi televiziv live ku ishte i pranishëm edhe guvernatori New York Andrew Cuomo.

Vaksinat e para u administruan në një ditë ku numri i të vdekurve COVID-19 kaloi shifrën 300,000 dhe rastet dhe shtrimet në spital shënuan rekord të ri.

/faxweb