Skip to content

A ju ka propozuar kryeministri postin e Ministrit të Brendshëm? Flet Murrizi: Nuk është ndonjë qamet nëse Ardi Veliu largohet, me Ramën kam folur…

Deputeti Myslim Murrizi gjatë një interviste për Fax News ka folur në lidhje me protestën e zhvilluar prej ditësh tashme në kryeqytet, ku pas largimit të Sandër Lleshajt, kërkohet edhe largimin i drejtuesit të Policisë së Shtetit Ardi Veliut.

Kreu i Lëvizjes Demokratike Shqiptare, theksoi se nuk ka marrë pjesë në protestë pasi nuk ka dashur që të bëhet pis, apo që të politizohet, duke shtuar proetsat ka nisur si një mllef i brendshëm të akumuluar që nga gjobat për shkak të pandemisë.

“Pse duhet ta bëjnë pis një protestë që nisi me një mllef i brendshëm të akumuluar që nga marsi që nga fillimi i pandemisë, me gjobat e policisë. Pra ky është një mllef. Jam me ta shpirtërisht, por nuk kam dashur që të zbres të protestës pikërisht për këtë fakt që mos të politizohet.

Unë nuk kam dal fizikisht pasi kam dashur të ruaj pastërtinë e mllefit të asaj rinie që dje filloi të ndryshojë edhe moshë, mosha mesatare u rrit. Sa më pak eksponentë të politikës të ketë në protestë aq më të fuqishëm janë ato. Nuk shkoj aty për të vjedhur protestën që nuk të iniciuar nga ne. Mos ja vidhni protestën!”- tha Murrizi.

Murrizi tha po ashtu që Rama duhet të shkarkojë drejtorin e Policisë së Përgjithshme, Ardi Veliun dhe drejtorin e Policisë së Tiranës, pasi sipas tij nuk është ndonjë qamet i madhe nëse e bën, deri sa të zbardhet si është e vërteta.

“Ministri duhet të jepte dorëheqjen moralisht. Përgjegjësia e tij është morale. Rama duhet të shkarkojë drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, drejtorin e Policisë Tiranës që, të zbardhet si është e vëretat.  Duhet ti shkarkojë që ti zhveshi nga manteli i shtetit. Ministri i Brendshëm dhe zinxhirin komandues të drejtimit të shtetit. Nuk është naj qamet i madh, drejtori i Policisë është emëruar duke kapërcyer çdo lloj gardhi duke marrë grada. Ka marrë 4 grada për tre vjet e gjysëm. Ta shkarkojë ose ti kërkojë dorëheqjen në këtë valë deri sa drejtësia të zbardhë të vërtetën.“- tha Murrizi.

I pyetur nëse kryeministri Edi Rama i ka ofruar që të drejtojë Ministrinë e Brendshme, Murrizi tha se kjo është një shashkë mediatike dhe se ai nuk është pjesë e qeverisë.

Më tej Murrizi shtoi se ai ka komunikuar me kreun e qeverisë për herë të fundit para më shumë se 6 muajsh, teksa diskutonin për kodin Zgjedhor.

“Nëse i duhet një ministër kukëll, çdo lloj ministri është kot. Do të ndryshojë arroganca e të parit të qeverisë, ky është në dorë të të parit të qeverisë. Këto janë shashka mediatike që i kam para për herë të parë dje. Myslim Murrizi, nuk është pjesë e qeverisë Rama nuk ka votuar asnjë herë për Partinë e Punës së Socialiste, se di kujt i ka pjellë në mendje kjo lloj ideje që mund të bëhet Ministër i brendshëm katër muaj para zgjedhjeve. Është shashkë mediatike. Kam mbi 6 muaj që as nuk jam parë as nuk jam dëgjuar me Ramën. “- tha Murrizi. (M.Q/Faxweb.al)

/faxweb