Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në një shkrim në mediat sociale, ka risjellë në vëmendje akuzën e ngritur nga prokuroria për Nevaldo Hajdaraj për “tejkalim i vetmbrojtjes”.
Manjani shkruan se nëse nxjerrja e armës nga brezi, kryerja e qitjes ndaj një personi që largohet quhet “aksident” (siç thotë qeveria) apo “tejkalim i vetmbrotjes” (siç thotë policia dhe prokuroria), atëherë shumica e vrasjeve që kanë ndodhur në këtë vend janë “tejkalim i vetmbrojtjes” ose “aksidente”.
Më tej Manjani shkruan se kështu i bie që vrasje të tjera nuk ka përse të ketë në Kodin Penal, duke shtuar se në këto kushte, pra në kushtet e një “aksidenti” unë them që atë policin ta lirojnë menjëherë sepse sa aksidente ndodhin në këtë vend nuk mund të burgosen të gjithë.
“Por më shqetëson preçedenti jashtzakonisht i gabuar që po krijohet me këtë rast. Çdo vrasës ka të drejtë të kërkojë të dënohet për tejkalim vetmbrojtje, si ai që merr hak ashtu edhe ai që vret ftohtë. Në fund të fundit vrasin që të ruajnë veten. Edhe viktimat e tjera ashtu janë vrarë jo proporcionalisht nga vrasësit e tyre…Kjo llogjikë nuk ka më asnjë lidhje me ligjin e shtetit. Me të drejtën jo e jo.”- përmbyll Manjani.
Postimi i plotë: Edhe njëherë dhe e mbyll këtë kapitull. Nëse nxjerrja e armës nga brezi, kryerja e qitjes ndaj një personi që largohet quhet “aksident” (siç thotë qeveria) apo “tejkalim i vetmbrotjes” (siç thotë policia dhe prokuroria), atëherë shumica e vrasjeve që kanë ndodhur në këtë vend janë “tejkalim i vetmbrojtjes” ose “aksidente”.
Kështu i bie që vrasje të tjera nuk ka përse të ketë në Kodin Penal. Në këto kushte, pra në kushtet e një “aksidenti” unë them që atë policin ta lirojnë menjëherë sepse sa aksidente ndodhin në këtë vend nuk mund të burgosen të gjithë.
Nëse këtë drejtësi e pranon familja e të ndjerit, aq më pak kam arsye ta tjerr më tej këtë histori. Pensionin ta gëzojnë e ta hanë shëndosh!
Por më shqetëson preçedenti jashtzakonisht i gabuar që po krijohet me këtë rast. Çdo vrasës ka të drejtë të kërkojë të dënohet për tejkalim vetmbrojtje, si ai që merr hak ashtu edhe ai që vret ftohtë. Në fund të fundit vrasin që të ruajnë veten. Edhe viktimat e tjera ashtu janë vrarë jo proporcionalisht nga vrasësit e tyre…Kjo llogjikë nuk ka më asnjë lidhje me ligjin e shtetit. Me të drejtën jo e jo.
/faxweb
