Skip to content

Vrasjen e Klodian Rashës e quan vdekje aksidentale, qeveria ndryshon ligjin për ‘Sigurimet Shoqërore” për ti lidhur pension 25-vjeçarit

Qeveria ka bërë një ndryshim në “Ligjin për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i cili i bashkangjitet një ligji të viti 1993, në mënyrë që ti lidhte një pension familjes së 25-vjeçarit.

Në ndryshimet shtohet se familja, e cila ka humbur aksidentalisht pjesëtarë të saj, si pasojë e veprimeve të kryera gjatë ushtrimit të detyrës nga punonjës të organeve ligjzbatuese, përfiton trajtim të veçantë financiar deri në masën e tetëfishit të pensionit social.

Pikërisht nisur nga ky ndrshim qeveria ka vendosur që t’i lidhë një pension mujor familjes së Klodian Rashës, 25 vjeçarit që u vra nga efektivi i polciisë në 8 dhjetor.

Madje në vendim e qeverisë thuhet Klodian Rasha, humbi jetën aksidentalisht, si pasojë e veprimeve policore, dhe do të marrë një pension në masën e tetëfishit të pensionit social.

/faxweb