Skip to content

“E pabesueshme çfarë po ndodh”, gazetari gjerman që nxorri ‘të palarat’ e Ramës reagon për protestat: Po kërcënohet shtypi i lirë, e kam provuar vetë

Gazetari gjerman i “Bild” Peter Tiede ka denocuar sërish qeverinë sa i përket protestave që po mbahen në vendin tonë pas ekzekutimit të Klodian Rashës nga një efektiv i policisë. Pasi publikoi përgjimet për zgjedhjet në Dibër, këtë heë Tiede akuzon Ramën se po kërcënon shtypin e lirë duke shtuar se kjo gjë i ka ndodhur dhe atij personalisht.

“E pabesueshme se çfarë po ndodh përsëri në Shqipëri: Sot policia hyri në banesën e gazetares Desada Metaj. Prej ditësh ka pasur protesta për vrasjen e një 25-vjeçari nga oficeri i policisë. U qëllua nga prapa sepse ai shkeli urdhrat e COVID dhe doli nga shtëpia pas bllokimit…

Tani kolegia e njohur shqiptare që komentoi ngjarjet është akuzuar për thirrjen e protestave dhe organizimin e tyre. Ky është një rast i ri i paaftësisë dhe kërcënimeve ndaj shtypit të lirë nga administrata e Edi Ramës, duke intimiduar dhe paditur rregullisht gazetarët. Të dyja më kanë ndodhur personalisht. Por kolegët në vend po kalojnë më shumë vështirësi”, deklaron Tiede.

Desada Metaj, këshilltare për mediat pranë Partisë Demokratike, në një postim në mediat sociale ka treguar një moment aspak të zankontë me policinë e shtetit gjatë ditëve të protestës.

Gazetarja Metaj, e cila shkruan me emra se i plotfuqishmi i lagjes së saj Edison Visha, ka shkuar në banesën e prindërve të saj dhe u ka kërkuar që Desata të paraqitej në komisariat. Sipas saj ajo është thirrur për shkak të postimeve në rrjetin e saj social, në lidhje me protestën e të rinjve.

“Sot rreth orës 14.00, Edison Visha, i plotfuqishmi i lagjes time (pranë presidencës) ka mbërritur pranë banesës së prindërve të mi dhe u ka kërkuar që të paraqitem pranë komisariatit nr 2 sepse do më pysnin lidhur me thirrjet për protestë të paligjshme. Meqë nuk kam qenë në shtëpi në atë orë, ka lënë një numër telefoni me të cilin kontaktova sapo prindërit më njoftuan.

Nga ana tjetër e telefonit m’u përgjigj shefi i krimeve të rajonit nr 2 Ledio Lushka që më kërkoi të shkoja në komisariat. Sipas tij duhej të më pyeste për diçka që s’mund ta bënte në telefon. Meqë unë besoj ende se shteti funksionon me letra dhe jo me FB, i kërkova të më dërgonte një ftesë zyrtare për t’u paraqitur në komisariat.

Gjatë këtyre ditëve thjesht kam komentuar ngjarjet në FB tim personal dhe më vjen mirë që veç drurit, forcat Shqiponja dhe disa segmente të policisë paskan patur dhe mendje dhe kohë për të më ndjekur. Për çdo rast ky provokim qesharak në dhimbje as më tremb dhe as më ligështon. Madje as familjen time që thjesht tallen me këtë akt qesharak.

Personalisht më dhimbsen këta mercenarë të pushtetit se ç’janë në gjendje të bëjnë për ti treguar shef Ardit se janë të zellshëm. P.s. Për fat të keq nuk kam qenë në asnjë proteste të ditëve të fundit. Por vazhdoj të mbështes çdo formë proteste kundër regjimeve policore,”-shkruan Metaj.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb