Anëtari i Kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku ka reaguar ndaj vendimit të Këshillit të Ministrave që i lidhi një pension familjes së të ndjerit Klodian Rasha. Sipas Çollakut, ky veprim i Ramës paralizon mundësit e familjarëve që të kërkojnë dëmshpërblim nga shteti që mund të tejkalojë me qindrafish pensionin e Ramës.
“Pensioni i Rames per familjen Rasha #paralizon cdo mundesi te familjes se te ndjerit per te kerkuar demshperblim nga shteti per vrasjen permes proceseve gjyqesore…,demshperblim qe mund te tejkaloje me qindrafish pensionin e Rames!”, shkroi Çollaku.
Në vendimin e Këshillit të Ministrave thuhet se Fgmiljarët e 25-vjeçarit do të marrin tetëfishin e pensionit social, trajtim financiar mujor që do t’i jepet kryefamiljarit Qazim Osman Rasha.
Kujtojmë se Klodian Rasha humbi jetën pas mesnatës së 8 Dhjetorit, pas të shtënave me ármë zjárri nga një efektiv i “Shqiponjave”. Polici u árrèstua dhe iu dha masa e árrestit me bùrg. Pas kësaj ngjarjeje, nisën pròtestat në Tiranë dhe vijuan në të gjithë vendin ndërsa nuk munguan tensionet dhe përplasjet e dhùnshme me pòlicinë që çuan në shoqërimin e disa prej protestuesve.
/faxweb
