Kreu i qeverisë Edi Rama ka shkuar për herë të tretë në banesën e familjes Rasha, djali i të cilëve Klodiani u vrá pranë banesës së tij nga një efektiv Policie i “Shqiponjave”. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se Rama e ka vizituar familjen Rasha mëngjesin e sotëm, ku ka qendruar për disa minuta.
Kjo vizitë e kreut të qeverisë vjen një ditë pasi qeveria akordoi një pension special për këtë familje, ndërsa vrásjen e tij, ende pa u dhënë fjala e fundit nga drejtësia e konsideroi aksidentale.
Babai i Klodian Rashës e konsideroi vendimin e qeverisë një vrásje të dytë për familjen e tij, dhe tha se nuk kishte nevojë për para.
Vijon…
/faxweb
