Rama: Nuk e di kujt i referoheni ju dhe çfarë videosh shikoni ju. Mbase keni parë që policia ka ushtruar dhunë gjatë transportimit, nuk e di kujt i referoheni. Padiskutim që kjo polici sot mund të jetë e ngjeshme me atë dje saç është e ngjeshme dita me natën. SHÇBA-ja sot është tërësisht e transformuar, ka një drejtor që ka shërbyer në shumë qeveri dhe s’mund t’i thotë askush që është i anshëm. Por SHÇBA-ja aman dhe jo ata që shtrihen në kolltuqet e televizioneve dhe thonë që protestuesit janë dhunuar, thotë se policia është ajo që është dhënuar.
Kryeqyteti është dhunuar, Shqipëria është dhunuar dhe madje natën e parë kur protesta degradoi në një pengmarrje në një segment brenda saj, policia është përdhunuar dhe nuk është dhunuar. E keni parë vet. Unë personalisht jam ndjerë shumë keq për Policinë e Shtetit atë natë. Policia e Shtetit ishte e qëllimshme në lejimin e atij përdhunimi.
Po të pyesni njerëzit se çfarë mendojnë ata për këtë dhunë do të merrni një përgjigje më të saktë për përdhunuesit.
/faxweb
