Kreu i PD-së Lulzim Basha u pyet sot lidhur me akuzat që i ka bërë atij Edi Rama, për rolin në 21 Janar, ku 4 protestues humbën jetën. Basha tha se dy ngjarjet kanë një dallim shumë të madh, pasi asokohe qëlloi garda dhe jo Policia, dhe ai nuk kishte përgjegjësi si Ministër i Brendshëm.
Për të theksuar faktin se sa ”merak” e ka Rama 21 Janarin, Basha kujtoi emërimin e një prej gardistëve të grupit të zjarrit kryetar Bashkie në Mat.
“Atë që ishte në grupin e zjarrit e bëri kryetar Bashkie në Mat, ja ku e kishte rastin që në mos ta dënonte, të mos e promovonte atë. Është një nga njerëzit që terrorizon Matin me grupin e tij kriminal, ky është Edi Rama, tjetër gjë thotë dhe tjetër gjë bën.
Lus çdo shqiptar që të ndalet një sekondë dhe të mendoj se çfarë po ndodh, këta njerëz po tentojnë që të manipulojnë vrasjen, a ka gjë më të lehtë për Edi Ramën, sesa të thotë që edhe për këtë e ka fajin opozita”, tha Basha.
/faxweb
