Dukej e mbyllur në mënyrën më të mirë titulli ndaj rivalëve të tyre të urryer të Vardarit por Shkëndija festën e bën në Tetovë pas fitores ndaj KF Shkupit në një derbi shqiptar që mbyllet në festë.
Kështu Shkëndija e Tetovës është kampione e Maqedonisë për herë të dytë pas atij të fituar në sezonin 2010 -2011. Por ky ka qënë një sezon fantastik nga kuqezinjtë e Tetovës që e mbyllin me 26 pikë ndaj Vardar dhe në pritje është finalja e Kupës për të bërë bis.
Shkëndija ka dominuar këtë sezon në çdo aspekt me Ibrahimin dhe Hasanin që kanë një garë mes tyre deri në fund për kryegolashënuesin e kampionatit.
Tashmë Shkëndija pas titullit do të kërkoj Kupën por edhe të bëj gati ekipin europian të vitit të ardhshëm pasi sezonin e shkuar vetëm Milan e ndali për të shkuar në grupet e Europa Ligë./Berati.TV



