Skip to content

“Të dorëhiqet Evis Kushi”, studentët protestë para ministrisë së Arsimit: Njollosët të drejtat e të rinjve

Të rinj studentë dhe pjestarë të Lëvizjes për Universitetit janë organizaur në një protestë përpara Ministrisë së Arsimit, kundër deklaratave të ministres Evis Kushi.

Ata kërkojnë të vendosur dorëheqjen e Kushit, ndërkohë që pretendojnë se ministrja ka tentuar të njollosë të drejtat e të rinjve dhe protestën.

Të rinjtë në shenjë simbolike kanë qëlluar me bojë fasadën e ministrisë.

Pak ditë më parë Evis Kushi në një intervistë, tha se të rinjtë që kanë marrë pjesë në protestën e dhunshme për Klodian Rashën duhet të trajtohen nga një psikolog.

Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta nga ana e studentëve.