Skip to content

Rama acarohet edhe me qentë: Ça ke? Ça ke? Po ça e pyet mo (Video)

 

Kryeministri Edi Rama, me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj ishin sot në disa familje në Farkë, të cilëve iu ndërtuan banesat pas tërmeteve që goditën vendin vitin e kaluar.

Rama i dhuroi çelsat e banesave banorëve, ndërkohë që si gjithmonë këto vizita janë kthyer në një vend batutash për kreun e qeverisë.

Në njërën nga familjet teksa Rama po dorëzonte çelsat e shtëpisë, një qen nuk pushoi së lehuri. Kreu i qeverisë u shpreh se pronari i shtëpisë e paska një analist që i komenton gjithçka, duke krahasuar kështu studiot televizive.

Pjesë nga batutat e Ramës:

Rama: Ça ke? Ça ke? E paske një analist këtu ke shpia, ju jepka kështu komente e ditës çdo mëngjes.

Pronari i shtëpisë: Të le edhe natën pa gjumë.

Rama: Ashtu aa, edhe natën pa gjumë, po ça e pyt mo!

Nuk munguan as këshillat e Ramës për kryefamiljarët, që iu kërkoi të respektonin më shumë gratë pasi ato kanë në dorë jo vetëm familjen por të gjithë shoqërinë.