Skip to content

Rezolutat e Osmanit dhe ndryshimet në qeverinë Rama, flet Andoni: Tregojnë status pjekurie, duhet t’i gjendemi pranë Kosovës. Çuçi mund të bëj reformimin në polici, uroj të mos jetë i fjetur

Analisti Ben Andoni ka folur për “FaxNews” lidhur rezolutën e mbajtur në Kuvend dhe takimet e zhvilluar ditën e sotme nga ana e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit në Shqipëri. Ai tha se janë rreth 17 rezoluta të bëra kohët e fundit e cila tregon një status pjekurie nga ana e Parlamentit të Kosovës dhe se ato lidhen edhe me Shqipërinë.

Analisti foli edhe për dekretimet e reja në qeverinë Rama 2, ku Bledi Çuçi u dekretua ministri i Brendshëm ndërsa Milava Ekonomi në krye të ministrisë së Bujqësisë. Andoni u shpreh se kanë formim teknik dhe se vijnë nga Partia Socialiste, ndërkohë që Rama duhet të kishte më tepër emra në ekzekutiv për të treguar peshën që kanë dhe të drejtojnë popullin që i ka votuar.

Lidhur me deklaratën e Vjosa Osmanit Andoni thotë se  Shqipëria është përkrah Kosovës dhe se qeveritë shqiptare ndër vite e ka dënuar me të gjitha format Serbinë duket e ngritur zërin deri lartë

“Është tragjedia e madhe e viti 98-99 që na bashkoi akoma më shumë në sfidat e përbashkëta. Ne duhet ti gjendemi më tepër Kosovës sesa Kosova na gjenet ne. Zakonisht mesazhet politike në vendet që jemi pjesë e shteteve të të njëjtit komb kanë më shumë efekt politik për interesat e veta. Kosova ka premisa të mëdha për të shuar në zgjedhje edhe për të zgjedhur presidentin e ri.

Zgjedhjet janë shumë të vështira në Kosovë sepse duhet të jenë 2/3 e parlamentit, ndërkohë që Vjosa Osmani nuk i ka kreditet më si më përpara, që do të thotë në zgjedhjet e fundit duke dalë në një parti “shumë të lodhur” duke parë kohëzgjatjen që LDK ka në politikë, por është e lodhur edhe me artikulimin e ideve.

Që momentin që është ky legjislacion i ri në Kosovë, ka rreth 17 rezoluta të brendshme që do të thotë palët politike luftojë shumë nëpërmjet rezolutave për të treguar një status pjekurie. Disa nga rezoluta kanë lidhje edhe me Shqipërinë, lidhen me doganat me të pagjeturit Rezolutat nuk kanë fuqi  obligative,  të detyrueshme për tu ekzekutuar por tregojnë  një status që parlamenti do angazhohet me gjithë resurset e vet që të shkojë drejtë këtij objektivi. Kosova duhet ta bënte kohë më përpara pjesën e vetë për sa i përket rezolutave ndaj Serbisë. Rezolutat janë qëllime në vetvete, Shqipëria nga ana e saj e ka dënuar gjithmonë Serbinë  nëpërmjet formave  të ndryshme, nëpërmjet institucioneve të saj ka ngritur zërin deri sipër këtë nuk mund ta mohojmë, të gjitha qeverisjet shqiptare e kanë goditur fortë Serbinë”,- u shpreh analisti.

Lidhur me ndryshimet në qeveri, ku presidenti Meta dekretoi sot Bledi Çuçi si ministri i Brendshëm ndërsa Milava Ekonomi në krye të ministrisë së Bujqësisë, Andoni tha se kjo ministria e Brendshme ka një peshë të madhe dhe se Çuçi ka formimi juridik dhe mund të sjellë reformimin tek institucioni i policisë. Ai shprehet se ka frikë vetëm nëse ministri i ri nuk rri i fjetur pasi sjellja e policisë shihet edhe nga raportet ndërkombëtare për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Më erdhi mirë kanë formim teknik dhe janë pjesë e Partisë Socialiste, dhe kjo parti duhet të tregojë me njerëzit e kanë votuar sesa peshë ka. Rama duhet ta zgjedhe ekzekutivin e tij me më shumë emrat të partisë së vetë se tek e fundit me këta njerëz erdhi në pushtet me këta mori mandatin e dytë dhe këtyre njerëzve u dhanë votën. Dhe populli duhet të shikojë jo njerëz që nuk i njohin siç ka ndodhur me ministrin e Jashtëm në detyre dhe ministren e Arsimit.

Problemi është tek Pesha e Ministrisë së Brendshme, është e rrezikshme dhe sfiduese. Çuli mund të punojë shumë mirë në reformimin e sektorit të policisë. Kam frikë të mos rrijë i fjetur dhe ky është problemi, të mos ruajë një gjendje të tillë sepse ne nuk kemi nevojë që policia të japi mesazhe të mira sepse veprimet e policiës lexohen shumë nga raportet e huaja që duhen për integrimin e Shqipërisë në BE”- përfundoi analist.

(E.G/Faxnews.al)

/faxweb