Ish gjyqtari Besnik Muçi ka ngritur padi në Gjykatën Administrative pas shkarkimit nga Vettingu. Muçi kërkon shkarkimin e anëtarëve të KPA-së dhe KPK-së.
Unë paditësi, për shkak të ish funksionit tim si ish Prokuror, i jam nënshtruar procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit1 me vendimin nr. 58 datë 01.08.2018 vendosi konfimimin tim në detyrë. Mbi bazën e ankimit të Komisionerit 2 Publik Darjel Sina Kolegji i Posaçëm i Apelimit3 me vendimin nr. 32 datë 21.11.2019 vendosi ndryshimin e vendimit nr. 58 datë 01.08.2018 dhe shkarkimin tim nga detyra, pavarësisht se në kohën e shkarkimit unë isha emëruar Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.
Kuvendi i Shqipërisë me Vendimin Nr. 82/2017 “Për miratimin e listës në bllok të kandidatëve të zgjedhur në Institucionet e Rivlerësimit, sipas Ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” në mbështetje të nenit C, pika 12 të Aneksit të Kushtetutës, të neneve 10, pika 10, dhe 11, pika 1, të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 17, pikat 2 dhe 8, të vendimit të Kuvendit nr. 40/2017 “Për procedurat parlamentare për funksionimin e komisioneve ad hoc dhe realizimin e procesit të votimit, sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, bazuar në listën përfundimtare të komisionerëve, gjyqtarëve dhe komisionerëve publikë të zgjedhur, të hartuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, sipas raporteve të komisioneve ad hoc të përzgjedhjes, vendosi të miratohet lista në bllok e kandidatëve të zgjedhur në institucionet e rivlerësimit, sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Pas shkarkimit tim nga detyra si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese jam vënë në dijeni të faktit që pesë antarët e trupës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që gjykuan çëshjen time dhe Komisioneri Publik Darjel Sina janë emëruar në këto funksione nga Kuvendi i Republikës, me Vendimin nr. 82 datë 17.06.2017, në shkelje të Kushteteutës dhe Ligjit, në kundërshtim me procedurën e parashikuar në Kushtetutë dhe Ligj, është nxjerrë bazuar në akte është nxjerrë nëpërmjet mashtrimit të kandidatëve, paraqitjes së 1 KPK më poshtë në këtë dokument. 2 KP më poshtë në këtë dokument. 3 KPA më poshtë në këtë dokument. 3 dokumenteve të falsifikuara si dhe për shkak se kandidatët nuk kanë plotësuar kriteret e parashikuara në Kushtetutë dhe në Ligj.
Pasi jam vënë në dijeni të këtyre fakteve dhe kam mbledhur të dhëna dhe prova që konfimonin ato, më datë 30.09.2020 i jam drejtuar me kërkesë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Presidentit, Avokatit të Popullit si dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit4 , 5 , i cili ushtron veprimtarinë e tij administrative në territorin dhe juridiksionin e Republikës së Shqipërisë, që të anulojnë si të paligjshëm Vendimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Nr. 82/2017 “Për miratimin e listës në bllok të kandidatëve të zgjedhur në Institucionet e Rivlerësimit, sipas Ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” lidhur me zgjedhjen si anetarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të aplikantëve Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Natasha Mulaj, Albana Shtylla dhe Sokol Çomo si dhe Dariel Sina Komisioner Publik, pasi që në momentin e zgjedhjes këta individë nuk kanë përmbushur kriteret kushtetuese dhe ligjore për t’u zgjedhur në këto funksione, por nuk kam marrë një përgjigje pozitive.
/faxweb
