Skip to content

Shuhet ish-futbollisti i Partizanit – Vizion Plus

Ish-futbollisti i Partizanit, Sabri Balla u nda nga jeta këtë të premte.

 

Lajmin e dha Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Duka e vlerësoi Ballën për kontributin e dhënë tek ekipi i Partizanit.

 

“Në këto ditë të vështira, lajmi për një tjetër humbje, na trishton sërish. Humbja e Sabri Ballës, ish-futbollistit të Partizanit na ka krjuar një tjetër boshllëk. Ai dha një kontribut të vyer në radhët e kësaj skuadre dhe ekipeve kombëtare të moshave, duke mbetur në mendjet e tifozëve. Nuk ju shkëput futbollit, derisa fati e ndau me të, përjetësisht. Qoftë i parajsës!”