Skip to content

Gjinari pa asnjë investim/ Fshati turistik i lënë në mëshirë të fatit

Gjinari1

Edhe pse është një ndër pikat turistike më të frekuentuara dhe më të bukura të bashkisë së Elbasanit, në Gjinar nuk është investuar asnjëherë. Qendra e fshatit ofron një pamje aspak të denjë për vizitorët pasi është e mbushur plot gropa me ujë e baltë.

Ndonëse disa herë pushteti lokal ka premtuar ndërhyrje nuk është kryer rikualifikimi i qendrës dhe rrugëve mes fshatit. banorë shprehen të indinjuar për mos vëmendjen ndaj zonës.

Gjinari ofron mundësi për zhvillimin e turizmit kurativ në verë, por edhe atij malor në dimër ku shpatet e maleve mbushen me dëborë.

Pavarësisht kushteve ka nga ata turistë që i mbeten besnik por shprehen te revoltuar kur përballen me mungesën e investimeve.

Çdo të enjte në Gjinar banorët e zonës tregtojnë prodhimet e zonës. produktet shiten në tokë mes pluhurit dhe baltës.

Qeveria e ka përfshirë Gjinarin në listën e 100 fshatrave turistike. Pavarësisht këtij fakti është treguar dorështrënguar me investime.