Në qytezën Sontheim të Baden-Württemberg të Gjermanisë, në muret e xhamisë “Fatih”, që varet nga Bashkësia Islame Turke për Çështje Fetare në Gjermani (DITIB) u shkruan shprehje islamofobike, u vizatuan kryqe dhe u zhgaravit tabela e saj.

Kryetari i shoqatës së xhamisë, Ali Ozdemir tha se muret e xhamisë natën ishin zhargavitur në 8 pika të ndryshme së bashku me tabelën e xhamisë.

Duke deklaruar se ndjehej shumë keq për sulmin, Ozdemir tha: “Për 30 vjet në Sontheim ne kemi respektuar njerëzit dhe jemi trajtuar gjithmonë me respekt. Ne jemi një organizatë transparente, ne jemi pjesë e Sontheim dhe dera jonë është e hapur për të gjithë. Ne veçanërisht duam që të gjithë të jetojnë së bashku në paqe. Në 2019, dritaret tona u dëmtuan nga armët e zjarrit, por autorët nuk u identifikuan. Ne kërkojmë që autorët e këtij sulmi të kapen sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ai tha se shkuan menjëherë në polici dhe policia bëri inspektime në xhami dhe ka filluar një hetim në lidhje me sulmin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko