Skip to content

Vuçiç “heq dorë” nga njohja e Kosovës: Çështja e saj, pas 2022-it!

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se derisa të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi më 2022, nuk do të ndodhë njohja e Kosovës.

“Pas kësaj është populli ai i cili do të vendosë”, ka thënë Vuçië, në një intervistë për televizionin serb TV Prva.

Me këtë deklaratë, Vuçiç mund të ketë aluduar në mbajtjen e ndonjë referendumi për këtë çështje, aludon REL.

Më tej, Vuçiç pretendoi se askush në Perëndim nuk mendon se Kosova nuk është e pavarur.

“Opinioni i Uashingtonit, pavarësisht se kush është në pushtet, nuk do të ndryshojë, megjithëse marrëdhënia ishte disi e ndryshme (gjatë administratës së Donald Trump)”, komentoi ai .

Presidenti serb. gjithsesi, i druhet një ndryshimi të pozicionin amerikan ndaj Serbisë në raport me Kosovën, pas fitores së Joe Biden, një njohës i mirë i rajonit dhe anti-serb në kuptimin politik.