Skip to content

Tifozët e Tiranës krijojnë incidente me dashje në Berat, thirrje FSHF-së: Dënoni klubin!

tiraan tifozet

Incidentet e krijuara në ndeshjen e Kategorisë së parë në Berat nga tifozët e Tiranës ishin të qëllimshme, pasi me anën e një pankarte që shpalosën në stadium ata kërkonin dënimin e klubit të tyre. Qëllimi, drejtuesit e klubit “Tirana” të gjobiten. “Komision Disipline, dëno Pinokun që vjedh shpin time”, ishte mesazhi i shpalosur nga tifozët e Tiranës, në pankartën që u shpalos sot në stadiumin e Beratit. Për shkak të incidenteve ndeshja u ndërpre disa minuta, ndërkohë kapiteni i Tiranës, Albi Doka, u detyrua disa herë që të qetësonte tifozët e skuadrës së tij, ndërkohë ndërhyri edhe policia.
Tomori-Tirana përfundoi 2-2, por bardheblutë kanë siguruar ngjitjen në një kategori më lart.

Tomori-Tirana 2-2

Shënues: Kopaçi 25, Paja 55 (11-m)/Bisha 13′, Greca 84′

Tomori – Kaloshi, Bitri, Mersini, Daci, Gjonaj, Hyseni (Koelci 66′), Kopaçi, Myzyri, Paja, Sharavolli, Mitraj (Dobra 76′)

Tirana – Abibi, Ismajlgeci (Celhaka 59′), Bisha, Cake, Doka, Celhaka, Qilimi, Vrapi (Greca 69′), Halili, Bardhi (Karabeci 71′), Muçi. Trajner: Ze Maria