Skip to content

Lajme të mira për Bashën? Yuri Kim zbulon çfarë diskutoi me kreun e opozitës në darkën jo-zyrtare

Pas darkës jozyrtare me kryetarin e Partisë Demokratike, ambasadorja Yuri Kim ka dhënë detaje mbi atë çka u diskutua në takimin prej 3-orësh. Përmes një postimi në Twitter, Kim shprehet se diskuatuan mbi rolin thelbësor të opozitës në Shqipëri si dhe përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ambasadorja e SHBA-ve kërkoi nga palët politike shqiptare që të sigurojnë kandidatë të pastër.

“Takimi me kryetarin e PD-së  @lulzimbasha_al sonte Diskutuan rolin thelbësor të opozitës në demokraci, pikëpamjet e opozitës mbi çështjet kryesore dhe përgatitjet për zgjedhjet e 25 Prillit. Të gjitha partitë duhet të sigurojnë kandidatë të pastër. ShBA do të bëjë pjesën e vet për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri”, shkruan Yuri Kim në Twitter.

/faxweb