Skip to content

Emigrantët dynden drejt Shqipërisë, 3500 persona hyjnë në portin e Durrësit

Fluks emigrantësh kanë mbërritur në vendin tonë për tu takuar me familjarët për festat e fundvitit në një kohë kur Italia është mbyllur për të ndaluar përhapjen e sëmundjes.

Burime për Fax Neës bëjnë me dije se sot kanë hyrë në total 3500 persona nga porti i Durrësit, ndërsa 950 qytetarë vijnë vetëm nga Ancona.

Disa thonë se nuk i është matur temperatura e as nuk i është bërë asnjë kontroll, ndërsa të tjerë thonë se i kanë kërkuar tampon dhe është kryer cdo masë e kërkuar për parandalimin e përhapjes së Covidit.

/faxweb