Skip to content

Kryeparlamentari i Turqisë, Sentop do të zhvillojë një vizitë zyrtare më Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop së bashku me delegacionin shoqërues të kuvendit do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut gjatë datave 21-22 dhjetor.

si pjesë e bisedimeve të tij që fillojnë nesër Sentop do të takohet me Presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, Kryeministrin Zoran Zaev, Kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi dhe Presidentin e Gjykatës Kushtetuese Salih Murat.

Ai gjithashtu do të marrë pjesë edhe në festimin që do të organizohet me rastin e 21 Dhjetorit, Ditës së Mësimit të Gjuhës Turke në vend, ku do të mbajë edhe një fjalim.

Në kuadër të vizitës Sentop do të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës me titull “Aventura Historike e Shigjetarisë Turke”, organizuar nga Instituti Yunus Emre dhe Fondacioni i Shigjetarëve, si dhe do të vizitojë Universitetin Ndërkombëtar të Ballkanit në Shkup. Këtu ai ku do të takohet me të rinjtë.

Në ditën e fundit të vizitës së tij, pra më 22 dhjetor, Sentop do të vizitojë shkollat ​​e Fondacionit Turk Maarif në këtë vend.