foto ilustruese
Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës ora 22:10 në Emergjencën e Spitali të Prizrenit, ku tre persona kanë sulmuar stafin mjekësor, si pasojë kanë marrë lëndime personat e stafit por edhe sulmuesit.
Autoritete policor në Kosovë theksojnë se në emergjencë ka ndodhë një përleshje në mes të tre individëve dhe katër shtetasve personel të stafit mjekësor.
“Sipas informatave njëri nga të dyshuarit ishte lënduar në Prishtinë dhe ka kërkuar ndihmë në Prizren, por stafi mjekësor nuk e ka trajtuar rastin dhe aty ka nisur përplasja”, thuhet në njoftim, e policisë.
“Si pasojë e përleshjes lëndime të lehta trupore kanë pësuar edhe stafi mjekësor edhe të dyshuarit. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit njëri nga ta është dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thekoi autoritete kosovare.
/faxweb
