Skip to content

I blen makinë 250 mijë pound djalit 12-vjeçar, nëna pasanike masakrohet me komente pasi hedh foton në Instagram

Një nënë e cila i bleu djalit të saj 12 vjeç një makinë “Rolls Royce” me një vlerë prej 250 mijë paund, është kritikuar ashpër nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

34-vjeçarja, Gulnora Mukhedinova i bleu të birit një dhuratë shumë të shtrenjtë me rastin e ditëlindjes. Por në rrjet ajo u konsiderua si “një dhuratë e papërshtatshme”.

Gulnora është një stiliste dhe drejtore Kreative e Baravia Fashion, një kompani e veshjeve të dasmës së niveleve të larta. Ajo gjithashtu ka edhe një sallon bukurie në Dubai, i cili ofron shërbim për zgjatjen e flokëve dhe rregullon thonjtë.

Ndërkohë dhurata luksoze që ajo i bëri djalit të saj, Rannum, përfundoi në llogarinë “Rich Kids” në “Instagram”. Në Dubai mosha minimale për të marrë leje drejtimi për një makinë, është 18 vjeç, që do të thotë se atij i duhen edhe 6 vite që të marrë patentën.

Përdoruesit e “Instagram”-it vërshuan menjëherë në komente të ndryshme, ku ata u ndanë në dy grupe. Kishte ata që e lavdëronin 34-vjeçaren për dhuratën e saj kaq të veçantë për të birin.

Ndërsa të tjerë nuk ishin aspak dakord me veprimin e nënës dhe kanë marrë tone kritike. “Nuk do t’i blija as iPhone një 12-vjeçaru, e lëre më një Rolls Royce”, komenton dikush.

“Dhuratë idjote për një fëmijë. Shfaqje budallaqe. 12-vjeçari nuk mund të ngasë makinën”, shkruajnë të tjerë.

 

/faxweb