Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dhënë mesazhin e tij të ngushëllimit për ndarjen nga jeta të ish-deputetit dhe njëherësh një prej ekspertëve më të mirë të sistemit bankar Bedri Çollaku. Basha ngushëllon familjen e Çollakut, dhe shprehet se miqtë kanë humbur një njeri të mirë dhe profesionist të shquar, Partia Demokratike ka humbur një prej ekspertëve dhe politikanëve seriozë dhe të rrallë.
“Mësova me hidhërim ndarjen nga jeta të Bedri Çollakut, ish-deputetit të Partisë Demokratike dhe ekspertit të njohur të sistemit bankar. Shpreh ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Virgjinushit, vajzës Genta dhe djalit Erionit.
Në këtë ditë të vështirë të humbjes së bashkëshortit të dashur, babait të rrallë dhe të përkushtuar, jemi pranë tyre me mendimin dhe lutjet tona. Me vdêkjen e tij miqtë kanë humbur një njeri të mirë dhe profesionist të shquar, Partia Demokratike ka humbur një prej ekspertëve dhe politikanëve seriozë dhe të rrallë. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha në postimin e tij.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb
