Skip to content

I biri ndryshoi mbiemrin pas zhdukjes së prindërve/ Ekspertët italianë ndërtojnë dinamikën e vrasjes së çiftit Pasho: Hodhën valixhet në kohë të ndryshme

Valixhet me trupin e masakruar të çiftit shqiptar, Shpëtim dhe Teuta Pasho janë hedhur në pyll nga një kamioncinë e hapur, thonë ekspertët italianë. Ata kanë konstatuar nga kamerat e sigurisë se makina ka lëvizur në segmentin Firenze-Piza.

Mjeti reduktoi shpejtësinë në afërsi të burgut Solecciano, ku ndodhej në paraburgim djali i çiftit, Taulant Pasho. Ekspertët vune re se mjeti hodhi valixhet me trupat e copëtuar në kohë të ndryshme në zona të ndryshme.

Dyshohet se përveç shoferit të mjetit, ishin të paktën dy persona që bashkëpunuan në hedhjen e trupave. Fakti që dëshmitari kyç mbetet i biri që aktualisht po vuan dënimin me burg në Zvicër dhe 40 mijë eurot e zhdukura të çiftit, hetuesit kanë vendosur që të kontrollojnë automjetet që ka pasur në pronësi 5 vitet e fundit familja Pasho.

Vijojnë të ngrihen dyshime të reja për Taulantin, i cili ndryshoi mbiemrin pas zhdukjes së prindërve. Ai u martua në Shqipëri dhe ndryshoi mbiemrin nga Pasho në Çela. Pritet që Taulanti të merret në pyetje pasi ishte personi i fundit që u takua me prindërit në vitin 2015. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb