Skip to content

Falsifikonte ID, pasaporta dhe leje drejtimi/ Gjykata e Lezhës jep masën e sigurisë për Ruzhdi Hoxhën

Gjykata e Lezhës ka dhënë ‘Arrest me burg’ për Ruzhdi Hoxhën, i cili u arrestua 3 ditë më parë pasi u kap me ID të falsifikuara. Ndërsa për Lavdrim Sylën, i cili ishte pasagjer në mjetin ku u gjetën ID, Gjykata vendosi “detyrim paraqitjeje”.

Sylen ka deklaruar se nuk ka patur dijeni për situatën. Ruxhdi Hoxha dhe Lavdrim Syla që të dy banues në Kukës u prangosen në hyrje të qytetit të Rrëshenit. Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën tip “Ford Mustang” me drejtues shtetasin Ruzhdi Hoxha u gjetën dhe u sekuestruan 23 karta identiteti, 19 pasaporta dhe 23 leje drejtimi të shteteve të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara të cilat ju përkisnin shtetasve të huaj.

Ata dyshohet të jenë prodhuar në Kosovë dhe kishin si destinacion Tiranën, ndërsa vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

/faxweb