Kryeministri Edi Rama ishte sot në Divjakë për të inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen për parkimin nëntokësor, dhe rrugën e qendrës së qytetit sëbashku me kanalizimet e ujerave të zeza dhe të bardha, por edhe në rrugën që lidh qytetin me Çermën e Sipërme. Rama ishte i shoqëruar nga zëvendësi Erion Braci dhe kryetari i Bashkisë, Fredi Kokoneshi, i cili mori një vështrim të egër pas gafës që bëri në lidhje me punën e qeverisë.
Pjesë nga biseda
Kokoneshi: Rruga ka qenë e ngushtë, por tani është zgjeruar. Ishte pa kanalizime, pa sistem. Një shi të binte ishte e pakalueshme. Gjithë uji dhe mbeturinat shkonin në shesh.
Braçe: Kjo është nga lart, është droni sipër shiko si duket.
Rama: Po po.
Braçe: Po bëhet dhe pjesa e ndriçimit.
Rama: Qënka bërë goxha punë cilësore.
Kokoneshi: Investimet janë bërë brenda 8 viteve, sheshi, shëtitorja.
Rama: 7 vite e 2 muaj, për të qenë të saktë.
Kokoneshi: Po se u shpreha gabim.
Rama: Tani na i bëre 8.
Braçe: Po asfaltojmë gjithë rrugën nga Çerma e sipërme në Divjakë po bëhet një përpunim i thellë i shtresave aty ku ka çeduar rruga, mbushja, po shtrohet binderi dhe pastaj ka shtresën e asfaltit nga të dyja anët deri në Divjakë brenda. Veç kësaj do kemi dhe sinjalistikën. Kryetari ka plan që nga hyrja nga autostrada të bëhet komplet lulishte.
(A.M/Faxweb.al)
/faxweb
