Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka prezantuar Helidon Bushatin si drejtuesin politik të qarkut të Shkodrës për zgjedhjet e 25 Prillit 2021.
“Ne ofrojmë modelin e qytetarisë. Shkodra ka zgjuarsinë për të bërë dallimin”, tha Bardhi,. Ndërsa Bushati shtoi: “Është një rikthim nga ana formale. Unë kam qenë vazhdimisht prezent në Shkodër. Objektivat tona janë të arritshme. Mendojmë që ato të jenë minimalja, 7 deputetë në Shkodër është minimalja që kërkon PD. Unë do të doja edhe me strukturat drejtuese të PD-së Shkodër që fushata të jetë gjithë përfshirja e forcave progresiste që nuk e shohin Edi Ramën si një person të denjë për të qeverisur. Unë i bëj ftesë do personi që e shohin si të keqen më të madhe të këtij vendi, të japin votën për PD në fitoren historike”.
Helidon Bushati është ish-deputet i PD. Në zgjedhjet e 2017, ai pranoi të largohej nga lista e Shkodrës, në një vend të sigurtë, për t’i hapur rrugën përfaqësimit të Vaut të Dejës. Më pas, Bushati u zgjodh anëtar i Autoritetit të Konkurrencës, detyrë që e ushtron deri më sot.
(A.M/Faxweb.al)
/faxweb
