Skip to content

VIDEO/ Të shtënat drejt lokalit në Shkodër, pronari është efektiv i ‘Shqiponjave’ (Roli që kishte vëllai në njësinë “Rrethina”)

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me të shënat me armë që tronditën Shkodrën mbrëmjen e sotme. Burime për Fax News bëjnë me dije se Alfred Pjetri, efektiv i forcave “Shqiponja” kishte në pronarësi lokalin që administrohej nga vëllai i tij, Vlashi.

Vlash Pjetri ka qenë ish administrator i njësisë Rrethina ndërsa mësohet se prej dy muajsh është hequr nga ky pozicion. Pòlicia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur ngjarjen që ndodhi pranë fshatit Dobraç, tek rruga e Pompave të Ujit.

Forcat blu njoftojnë se mbeten të paqarta arsyet e të shtènave drejt lokalit të Pjetrit, ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli për të kapur autorët e dyshuar.

Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 22.12.2020, rreth orës 21:10, në vendin e quajtur rruga e Pompave të Ujit, fshati Dobraç, Shkodër, në rrethana ende të paqarta qèlluar me ármë zjárri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit  A. P.

Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Pòlicisë, nuk ka persona të dëmtuar. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Pòlicisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Pòlicisë të DVP dhe të FNSH Shkodër.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb