Skip to content

Rama dhe ministri turk presin shiritin në Laç, sa banesa do të ndërtojë Ankaraja zyrtare dhe kur do të jenë ato gati

 

Ministri turk i Mjedisit dhe Urbanizmit, Murat Kurum ka qenë i pranishëm sot në Laç, ku së bashku me kryeministrin Edi Rama kanë përuruar hedhjen e themeleve për rindërtimin e 524 banesave në Laç.

Gjatë fjalës së mbajtur në takim, përfaqësuesit e qeverisë turke përmendën dhe tre tërmetet që goditën Turqinë në këto muajt e fundit, ndërsa tha se popujt tanë kanë lidhje shumë të forta mes tyre. Kurum u shpreh se Shqipëria i ka qendruar pranë Turqisë gjatë tentativës për grusht shteti nga gylenistët.

“Sot jemi këtu pas tërmetit të 26 Nëntorit të vitit të kaluar, për të treguar edhe njëherë miqësinë mes dy vendeve, jam shumë i lumtur që gjendem sot këtu në Laç, dhe në Shqipëri. Ne në Turqi kemi përjetuar 3 tërmete, dhe kudo që ndodhin fatkeqësi është detyra jonë si vend që të vrapojmë drejt tyre dhe të japim mbështetjen tonë. Dihet që popujt tanë kanë lidhje shumë të forta mes tyre.

Ky projekt udhëhiqet nga agjensia shtetërore e ndërtimit, ka ndëruar 1 milionë banesa në të gjitha vendet derimë sot, me udhëzimin e presidentit tonë të nderuar ne do të bëjmë edhe këtë projekt sot këtu. Do të jenë afërsisht 525 banesa, që pritet të jenë gati në vjeshtën e 2021-shit.

Ne e kemi mbajtur premtimin e bërë nga presidenti Erdogan, urojmë që ky projekt të jetë sa më i dobishëm për banorët e Laçit. Ne kemi ndarë çdo dhimbje me shqiptarët, ne e kemi pasur pranë Shqipërinë pas grushtit të shtetit që u tentua të bëhej në Turqi.

Kur zemrat janë të bashkuara aty nuk futet dot armiku, Ergodan ushqen një dashuri të veçantë për shqiptarët. Erdogan do jetë në video konferencë për tiu përshëndetur për miqësinë tuaj. Shpresoj nga zemra që këto banesa ti forcojnë më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve tona”, tha ministri turk.