Me kërkesën e Prokurorisë së Elbasanit, janë liruar nga burgu shtetasit Seit dhe Albert Manehasa, të cilët ishin arrestuar si të dyshuar për vrasjen e Emiljano Ramazanit në qytetin e Elbasanit, e cila u pasua dhe me disa ngjarje të rënda kriminale në këtë qytet dhe jo vetëm.
Edhe pse prej fillimit bab e bir i mohuan akuzat e ngritura ndaj tyre, pasi pretendonin se nuk kishin lidhje me ngjarjen, ata u mbajtën për disa muaj me radhë në burg, deri në përfundimin e hetimeve në lidhje me ngjarjen.
Në servisin e tyre u gjet një armë, e cila ishte përdorur në vrasjen e Ramzanit, por më u zbulua më pas se ishte vendosur aty nga një person tjetër, e më konkretisht nga Klevis Kapllanaj, i cili u gjet kohë më pas i vrarë në Rrogozhinë, brenda makinës së tij e cila ishte pranë banesës.
Aktualisht prokurori i çështjes Ritvan Sukaj ka vendosur masën detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit për Seit dhe Albert Manehasën.
Emiljano Ramazani u vra me breshëri armësh në datën 20 Korrik të këtij viti në qytetin e Elbasanit, ndërsa ishte person me disa precedentë penalë në fushën e narkotikëve, dhe ishte arrestuar të paktën dy herë për trafik droge.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb
