Skip to content

Teuta “shuplakë” Skënderbeut, Vllaznia mban kreun me vështirësi, “zgjohet” Partizani minutat e fundit

Këtë të mërkurë meditën e sotme  janë zhvilluar sfidat mes ekipeve të Superligës shqiptare, ndër të cilat disa rezultate kanë qenë suprizë në minutat e fundit.

Sfida mes Aplonis dhe Vllazënisë është mbyllur me shifat 0-1 në favor të Shkodranve, ku gjithçka u vulos me golin e A. Hoxhaj në munitën e 40 të pjesës së parë.

Me këtë fitore Vllaznia mban kryesimin me 22 pikë ndërsa Apolonia e Fierit pozicionohet e fundit 5 pikë të marra, ku rrezikon rënien nga kategoria.

Teuta ka fituar në transfertë përballë Skënderbeut me shifrat 3-1 ditën e sotem, ku ishin durrakët të parët që shënuan me D.Bregu në të 16 minutë, në të 54 korçarët u përgjigjën me B.Pusi duke barazuar shifrat, por nuk vonoi dhe Teuta kaloi përsëri në epërsi me Blerim Krasniqin dy minuta më pas (56′) dhe golin e tretë e shënoi Emilan Vila në të 75 minutë.  Ku pozicionhen në vendin e 4 me 16 pikë.

Laçi ka fituar me shifrat 2-0 ndaj Bylisit në shtëpi, ku për vendasit shënuan Xhixha në të 33 minutë dhe Regi Lushjka në të 52. Me këtë fitore Laçi qëndron në vendin e  5me 14 pikë 6 më shumë se Bylisi i vendit të 8.

Edhe Partizani ka dalë me fitore nga fusha e blerët , ku mundi me shifrat 2-0 Kastriotin e Krujës. Dy golat u shënuar nga Jesir Asani në minutat 84 dhe 90′ duke i dhënë 3 pikët “Demave të Kuq” të cilët pozicioohen në vendin e 2 me 16 pikë po aq sa Kukësi që do të përballet sot me Tiranën për të mësuar fituesin mes tyre.

/faxweb