Skip to content

Yuri Kim takon ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi: Duhet respektuar e drejta e protestës paqësore!

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka takuar sot ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçin, të cilin e ka uruar për detyrën e re.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadorja Kim tha se ka rënë dakord me ministrin Çuçi për të forcuar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për sigurinë dhe sundimin e ligjit.

“Më erdhi mirë që mësova se kishte urdhëruar hetime për trajtimin e protestuesve. E drejta e protestës paqësore duhet të respektohet. Gjithashtu diskutuam rolin e Ministrisë së Brendshëm në zgjedhje. Ramë dakord që të forcojmë bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për sigurinë dhe sundimin e ligjit”, shkruan Kim.

Met w/@bledicuci to wish success as Min of Interior. Good to hear he ordered investigations into treatment of protestors. Right of peaceful protest must be respected. Also discussed role of MOI in elections. We agreed to strengthen cooperation on security & law enforcement.

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 23, 2020