Policia turke sekuestroi 2,5 kilogramë kokainë në aeroportin e Stambollit, të fshehur në portrete të legjendës së futbollit Diego Armando Maradona.
Autoritetet dyshuan pasi vunë re sjelljen e dyshimtë të një shtetasi gjerman 72-vjeçar me origjinë kroate.
Pas kontrollit të bagazheve të tij, policia gjeti disa portretet të Maradonës, por ishte qeni anti-drogë, që zbuloi se me to kishte diçka që nuk shkonte.
Në pjesën e pasme të fotografive, të madhësive të ndryshme, trafikantët kishin fshehur drogën, që në se do të hidhej në treg do të kapte një vlerë prej 250 mijë dollarësh. 72-vjeçari u arrestua.
/faxweb
