Skip to content

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, reagon me urgjencë Yuri Kim: Lajm i madh, Presidenti dhe Parlamenti kanë një meritë të madhe

Ambasadorja e ShBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur dekretimin e Përparim Kalos si gjyqtari i 6-të i Gjykatës Kushtetuese. Kim shprehet se sapo Kalo të bëjë betimin nesër Kushtetuesja do të ketë kuorum dhe fillon funksionaliteti i saj. Ambasadorja falenderon Parlamentin dhe Presidencën për bashkëpunimin, për plotësimin e një nga dy kushteve kryesore për hapjen e negociatave.

“Lajm i madh: Presidenti Ilir Meta kishte dekretuar Përparim Kalon si gjyqtar të 6-të të Gjykatës Kushtetuese. Sapo Kalo të bëjë betimin nesër, do të ketë kuorum. Shqipëria ta përmbyllë vitin 2020 me një GjK funksional, duke përfunduar gati 3 vjet pa të. Presidenti, KED, dhe Parlamenti kanë një meritë të madhe!

Ky ishte rezultat i një veprimi urgjent nga udhëheqësit, në përputhje me mendimin e Komisionit të Venecias. Me një GJK funksionale, tani plotësohen 1 nga 2 kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Ky është një hap gjigand përpara. Urime shqiptarëve! Le të vazhdojmë të ecim përpara!” shkruan Kim.

/faxweb