Ambasadori i BE, Luigi Soreca e konsideron arritje të konsiderueshme dekretimin e anëtarit të 6-të të Gjykatës Kushtetuese që e bën këtë institucion funksional pas tre vitesh.
Soreca thotë se nesër Përparim Kalo betohet në Presidencë, teksa thekson se me funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese Shqipëria hedh hapin kryesor në plotësimin e kushteve për tryezën e parë ndërqeveritare me BE.
STATUSI NGA LUIGI SORECA
Sot Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Përparim Kalo si Anëtarin e 6-të i Gjykatës Kushtetuese. Z. Kalo do të betohet nesër nga Presidenti. Ky vendim shumë i rëndësishëm siguron tani funksionalitetin e plotë të Gjykatës.
Ne e përgëzojmë Presidentin, Parlamentin, KED dhe institucionet e tjera për të dhënë një rezultat kaq të rëndësishëm, i cili është një arritje e konsiderueshme për Shqipërinë, qytetarët e saj dhe për reformën e drejtësisë. Ai gjithashtu përfaqëson një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për të filluar së pari tryezën e parë ndërqeveritare për bisedimet e pranimit midis BE-së dhe Shqipërisë.
Today President @ilirmetazyrtar has decreed Mr. @perparim_kalo as the 6th Member of the Constitutional Court. Mr. Kalo will be sworn in tomorrow by the President. This very important decision ensures now the full functionality of the Court. We congratulate the President,..1/3
— Luigi Soreca (@LSorecaEU) December 23, 2020
