Mësuesi Spiro Panariti është ndarë nga jeta në moshën 55-vjecare si pasojë e koronavirusit. Prej disa ditësh ishte shtruar në spitalin Covid 2, ku ndodhej në intubim, por nuk arriti ti mbijetonte virusit.
Prej 20 vitesh, punonte si mësues i edukimit figurativ në shkollën ” Luigj Gurakuqi ” Elbasan. Drejtoresha e Arsimit në Elbasan, Anila Cta ka ndarë lajmin e hidhur duke shkruajtur: “Do te mbetet gjate ne memorien e nxenesve, kolegeve dhe tere komunitetit per fjalet e tij te embla, per talentin dhe perkushtimin e tij!
Dora e tij do jete prezente ne cdo cep te shkolles ku ai ka shprehur ndjesite e tij per cdo aspekt te edukimit! Mesues Spiron do ta kujtojme si njeriu fjalepak e puneshume qe gezonte respektin e te gjitheve! Lamtumire piktori yne, mesuesi yne, shoku yne i mire!
Ngushellime te perzemerta familjes , femijeve dhe te afermve!”
(A.M/Faxweb.al)
/faxweb
