Skip to content

Shkrumbohet nga flakët mjeti në Tiranë, ngjarja në rrugën “Dritan Hoxha”

Foto ilustruese

Një makinë është djegur pranë Fushës së Aviacionit në Tiranë, në rrethana ende të panjohura. Automjeti është djegur plotësisht.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbuluar pronarin e saj dhe shkakun e djegies së makinës.

Njoftimi i Policisë: Më datë 24.12.2020, rreth orës 07:05, në rrugën “Dritan Hoxha”, dyshohet si pasojë i një difekti teknik ka rënë zjarr në mjetin në pronësi të shtetasit E.S, ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për drejtuesin e mjetit.

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

/faxweb