Skip to content

Seanca gjyqësore, biznesmeni Jani Zaka tregon për takimin me Shullazin: Për çfarë u sqaruam

Është zhvilluar seanca e radhës për Emiljano Shullazin në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku është paraqitur dëshmitari i mbrojtjes, avokati Roland Samarxhi.

Ai u shpreh se vazhdon të jetë avokat i Ylvi Beqjes dhe për këtë arsye refuzoi të dëshmojë. Ndërkohë që Prokuroria lexoi deklarimet e dhëna gjatë hetimit nga dëshmitari Jani Zaka.

Ky i fundit në deklarime ka rrëfyer takimin me Shullazin, ku ai i ka kërkuar të sqarohet për pronësinë e parkingut me Sinanajn. Ndërkohë që avokatët ripërsërisin kërkesën për administrimin e hyrje-daljeve nga sistemi TIMS të Ylvi Beqjes.

()