Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka dhënë një mesazh mbështetjeje për SPAK në 1-vjetorin e ngritjes së kësaj strukture të re të drejtësisë.
Znj.Kim thotë se SHBA e mbështet SPAK për të arritur rezultate në 2021. Po ashtu ajo thotë se drejtuesi i SPAK, Arben Kraja ka konfirmuar se institucioni është i vendosur për t’i dhënë fund mosndëshkimit.
STATUSI NGA AMBASADORJA YURI KIM
Në 1-vjetorin e SPAK, Kryeprokurori Arben Kraja iu përgjigj pyetjeve se si do të funksionojë SPAK. Më e rëndësishmja, ai konfirmoi vendosmërinë e SPAK për t’i dhënë fund mosndëshkimit të kriminelëve në Shqipëri. SHBA do të mbështesë fuqimisht SPAK për të arritur rezultate në 2021.
On 1st anniversary of SPAK, Chief Prosecutor @KrajaArben1 answered questions about how SPAK will work. Most importantly, he confirmed SPAK’s determination to end the impunity of criminals in . will strongly support SPAK to achieve results in 2021. https://t.co/6iVtRyDnCn
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 24, 2020
